​Humb jetën një minator

Minatori B.Q., i moshës 69-vjeçare me kombësi serbe ka humbur jetën gjatë së martës si pasojë e lëndimeve të marra gjatë punës në horizontin e tetë, në korridorin numër 801/A në minierën e Cërnacit në Leposaviq.

Lajmi është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i Policisë për veri, togeri Branislav Radoviq.

Minatori ishte dërguar menjëherë në Qendrën Shëndetësore në Leposaviq, por mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

Prokurori ka urdhëruar që trupi të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe i njëjti do t’i dorëzohet më pas familjarëve.

“Prokurori e ka kualifikuar çështjen si vdekje të dyshimtë derisa të përcaktohen rrethanat e vdekjes”,deklaroi Radoviq.

Kategoritë
LajmeVendi