​Detaje nga shtëpia e djegur ku është gjetur i vdekur shtetasi i huaj

Trupi i personit që dyshohet të ketë vdekur si pasojë e zjarrit nga shtëpia e djegur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, pritet të dërgohet për obduksion nga Mjekësia Ligjore që ka dalë në teren.

Aty u pa të ketë dalë edhe prokurori i rasatit, ndërkohë KosovaPress ka tentuar të flas me ndonjë dëshmitarë, mirëpo të njëjtit nuk pranuan të përgjigjen.

Nga pamjet që ka siguruar KosovaPress, shihet të jetë djegur vetëm njëra dhomë e shtëpisë ku ka qëndruar i dyshuari.

Kategoritë
LajmeVendi