Një video që qarkullon në mediat sociale tregon pasojat tronditëse të tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë herët të hënën.
Video tregon një rrugë të shembur me çarje të mëdha. Rruga lidh qytetet Adana dhe Gaziantep, ku ishte epiqendra e tërmetit.
During the thesis process, I went back and forth on this road many times. The final state of Gaziantep – Adana road after the earthquake.#Turkey #TurkeyEarthquake pic.twitter.com/ssUbT18Dop
— Ülküm Gözde Gündoğdu (@Ulkumgozde) February 6, 2023
Rruga është vetëm një nga shumë vende që pësuan shkatërrime të rënda pas tre tërmeteve të mëdha që goditën Turqinë.
Më intensivi ka ndodhur mëngjesin e së hënës me magnitudë 7.8 ballë, duke rezultuar në pasgoditje me magnitudë 7.7 dhe 6.0. Në total, më shumë se 60 pasgoditje janë regjistruar që nga tërmeti në Siri dhe Turqi.