UEFA Liga e Kombeve, Turqia triumfon kundër Rusisë me rezultat 3-2

Kenan Karaman, Cengiz Ünder dhe Cenk Tosun shënuar për Turqinë.

Turqia triumfoi sot kundër Rusisë me rezultat 3-2 në ndeshjen e grupeve në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve, duke shënuar fitoren e saj të parë këtë vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Denis Cheryshev shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 11-të për Rusinë në stadiumin Ülker në Stamboll.

Mirëpo, futbollistit rus Andrei Semenov iu dha karton i kuq për faullin e shkaktuar ndaj sulmuesit turk Cenk Tosun në minutën e 24-të.

Turqia arriti të barazojë ndeshjen me golin e shënuar me kokë nga Kenan Karaman në minutën e 26-të, ndërsa Cengiz Ünder i dha epërsinë skuadrës së tij, duke e bërë rezultatin 2-1 në minutën e 32-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, futbollistët rusë shkaktuan faull ndaj Ozan Tufan në zonën e rreptësisë të Rusisë, duke i dhënë Turqisë një goditje dënimi.

Cenk Tosun realizoi me sukses penalltinë duke rritur epërsinë në 3-1 për Turqinë në minutën e 51-të.

Gjashtë minuta më vonë, Daler Kuzyaev shënoi për të ngushtuar epërsinë në 3-2.

Pas këtij rezultati, Turqia mbeti në vendin e tretë me gjashtë pikë, ndërsa Rusinë ende është në krye të Grupit 3 të Ligës B me tetë pikë.

Kategoritë
Sport