Turqia dhe Greqia më 16-17 mars takohen në Athinë për “bisedime konsultative”

Dy vendet fqinje po kërkojnë zgjidhje për mosmarrëveshjet në lidhje me detin Egje dhe atë të Mesdheut Lindor

Zyrtarët turq kanë njoftuar se raundi tjetër i bisedimeve konsultative midis Turqisë dhe Greqisë do të mbahet në Athnë më 16-17 mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy vendet fqinje po kërkojnë zgjidhje për mosmarrëveshjet në lidhje me detin Egje dhe atë të Mesdheut Lindor.

Raundi i mëparshëm i takimeve u mbajt më 25 janar në Stamboll.

Bisedimet mbi eksplorimet midis Turqisë dhe Greqisë për të arritur zgjidhje të drejta dhe të barabarta për çështjet në Egje filluan në vitin 2002.

Pas raundit të 60-të në muajin mars të vitit 2016, Athina pezulloi bisedimet.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve pritet të përqendrohet në mosmarrëveshjet dypalëshe, përfshirë kufijtë detar dhe të drejtat e shpimit në rajon.

Turqia, e cila ka vijën bregdetare më të gjatë kontinentale në Mesdheun Lindor, ka mohuar pretendimet e kufijve detar nga Greqia dhe administrata e Qipros Greke, duke theksuar se pretendimet e tyre të tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Qipros Turke.

Vitin e kaluar, Ankara dërgoi disa anije të shpimit për të kërkuar energji në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtat e saj në rajon, si dhe ato të Qipros Turke.

Liderët turk në vazhdimësi kanë theksuar se Ankara favorizon zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.

Kategoritë
BotaLajme