Skadon afati për listat, mësohen të gjithë emrat që do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

Sot është dita e fundit e afatit të partive politike për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit.

Brenda kampit socialist, por edhe të opozitës, shumë pak emra janë zbuluar nga vetë kryeministri Rama, por edhe kryetari i opozitës së bashkuar Basha, kryesisht drejtuesit e fushatës në qarqe.

Ditët e fundit, disa deputetë kanë bërë publik vendimin për të hequr dorë vullnetarisht nga rikandimimi, ndërsa janë mësuar edhe të rinjtë, që garojnë për herë të parë më 25 prill, si Çomo apo Bozo.

Një ditë më parë, ish-deputeti Alfred Peza njoftoi se nuk do të bëhet pjesë e ekipit të Partisë Socialiste, i cili falënderoi kryeministrin Rama me të cilin thotë se ka patur një takim, por ka refuzuar propozimin, shkruan A2.

Ndërsa në kampin opozitar, ish-deputeti Eduard Halimi u caktua koordinator politik i kryetarit demokrat. Në një postim në rrjetet sociale Eduart Halimi shprehet se nuk mund të refuzonte ftesën e Bashës, pasi e thirri për të shërbyer në familjen e tij politike. Ai thotë se nuk do të jetë deputet, por i bën thirrje kujtdo që të bashkohet për t’i shërbyer PD-së.

Kategoritë
LajmeRajoni