Rama: Erdoğan është pjesë e miqësisë tradicionale mes dy vendeve

Kryeministri Rama tha se spitali rajonal i Fierit do të jetë një spital ku Republika e Turqisë do të kontribuojë jo vetëm për ndërtimin, por edhe për transferimin e teknologjisë dhe të dijes.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës për mediat mbi fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19), foli edhe për projektin e spitalit rajonal të Fierit i cili do të ndërtohet nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Rama iu përgjigj pyetjeve mbi projektin e spitalit dhe mbi shqetësimet e banorëve për procesin e shpronësimit të tokës ku do të ndërtohet spitali.

“Spitali do të jetë publik, jo privat, do të jetë një spital i sistemit tonë publik shëndetësor. Do të jetë një spital ku Republika e Turqisë do të kontribuojë jo vetëm për ndërtimin, por edhe për transferimin e teknologjisë dhe të dijes dhe për një periudhë kohë do të administrohet dhe drejtohet nga specialistë turq. Do të punësohen në këtë spital natyrisht mjekë dhe infermierë shqiptarë. Për të ndërtuar një spital publik shteti ka të drejtën të vendosë ku dhe ka të drejtën të bëjë shpronësim për interes publik”, u shpreh Rama.

Disa banorë që preken nga projekti në Fier gjatë ditës së sotme kanë kundërshtuar procedurat e shpronësimit të tokës ku do të ndërtohet spitali, duke theksuar se kërkojnë vlerën e tregut në shpronësim.

Kujtojmë se ndërtimin e një spitali në Shqipëri e premtoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Turqi.

“Marrëdhënia ime me presidentin (Erdoğan) nuk është marrëdhënia më jep të jap. Por marrëdhëniet e mia presidentin Erdoğan dhe me të gjithë me ata që janë në krye të vendeve të tyre dhe me të cilët unë kam marrëdhënie është një marrëdhënie reciproke respekti dhe në raste të caktuara miqësie. Pse presidenti Erdoğan e bën këtë është shumë e qartë, është fare e qartë, është pjesë e një partneriteti dhe një miqësie tradicionale mes dy vendeve dhe natyrisht e marrëdhënies që ne kemi, unë dhe ai. Të gjitha këto bashkë ndikojnë, por thelbi është që është një marrëdhënie miqësie dhe partneriteti”, tha Rama në konferencën e sotm

Kategoritë
LajmeRajoni