Oppenheimer: Historia e njeriut prapa bombës atomike shfaqet në kinematë e botës

Në filmin pak më shumë se treorësh luan aktori i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy, i cili gjithashtu bashkëpunoi me Nolanin për trilogjinë “The Dark Knight”, si dhe Emily Blunt, Florence Pugh dhe Matt Damon.

Oppenheimer, filmi biografik i shumëpritur i Christopher Nolanit mbi shpikësin e bombës atomike, u shfaq të premten në kinematë në mbarë botën, përfshirë Türkiyen, raporton Anadolu.

Në filmin pak më shumë se treorësh luan aktori i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy, i cili gjithashtu bashkëpunoi me Nolanin për trilogjinë “The Dark Knight”, si dhe Emily Blunt, Florence Pugh dhe Matt Damon.

Filmi është adaptim i librit të autorëve Kai Bird dhe Martin J. Sherwin, fitues i çmimit Pulitzer 2005, “Prometeu Amerikan: Triumfi dhe Tragjedia e J. Robert Oppenheimerit”.

I njohur si “babai i bombës atomike”, Oppenheimer drejtoi Projektin Manhattan, sipërmarrje gjatë Luftës së Dytë Botërore e cila prodhoi bombën e parë atomike.

Premiera përkon me grevën e aktorëve dhe skenaristëve në Hollywood mbi pagat, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe fitimet nga transmetimi digjital.

Kategoritë
Kulturë