Në raport vihet në dukje se aksesi në mediat sociale duhet të kufizohet për shkak të efekteve negative që krijon sidomos te fëmijët, si dhe rekomandohet që kufiri i moshës të jetë 15-vjeç
Në raportin e parë të ndërmjetëm të dorëzuar në qeveri nga komisioni hetimor për kufizimin e aksesit në mediat sociale për fëmijët nën moshën 15-vjeç në Suedi, thuhet se zbatimi i kufirit të moshës mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2028, transmeton Anadolu.
Në lajmin e kanalit SVT që transmeton në Suedi, njoftohet se komisioni hetimor, i cili ka shqyrtuar mundësinë e vendosjes së një kufiri moshe për mediat sociale vitin e kaluar, i paraqiti qeverisë raportin e parë të ndërmjetëm.
Në raport vihet në dukje se aksesi në mediat sociale duhet të kufizohet për shkak të efekteve negative që krijon sidomos te fëmijët, si dhe rekomandohet që kufiri i moshës të jetë 15-vjeç.
Ministri suedez i Çështjeve Sociale, Jakob Forssmed, në një deklaratë për median kombëtare tha se ky zbatim mund të jetë një hap i rëndësishëm për të rifituar fëmijërinë dhe më tej shtoi se “Ne po humbasim breza për hir të një lëvizjeje të pafundme (scrolling) në ekran”.
Ndër të tjera në raport vihet në dukje gjithashtu se kufiri i moshës mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2028.
– Thirrja “Mos përdorni telefonin kur jeni me fëmijët tuaj”.
Ndërkohë, edhe Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik u bëri thirrje prindërve që të “lënë mënjanë” telefonat e tyre duke kaluar kohë me fëmijët e tyre.
Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik tërhoqi vëmendje se përdorimi i ekranit ka një efekt negativ tek fëmijët dhe u kërkoi prindërve të caktojnë disa zona të shtëpive të tyre si “zona pa telefon”.
Në deklaratën e bërë u përfshi thënia “Lëreni telefonin mënjanë kur jeni me fëmijën tuaj”.









