Objekti i veçantë që Biden ka vendosur në zyrën presidenciale, 3.9 miliardë vite i vjetër

Kur ekuipazhi i Apollo 17 u kthye nga hëna, ata sollën përsëri një shkëmb hënor 3.9 miliardë vjeçar që tani është i ekspozuar brenda Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Gur i vogël i mbajtur nga një mbajtëse metalike dhe i mbështjellë në xham, ndodhet i vendosur në një raft librash që përmban sende të destinuara për të kujtuar amerikanët për ambicien dhe arritjet e brezave të mëparshëm.

NASA ja huazoi shkëmbin e hënës, me kërkesë të Administratës së Biden.

Në bazën e strukturës është një mbishkrim kushtuar tre burrave të misionit Apollo 17, që ishin astronautët e fundit të NASA-s që ecën nëpër sipërfaqen hënore.

Shkëmbi i hënës përmban një numër krateresh të vegjël të formuar nga ndikime mikro-meteoriti që e kanë shpërthyer atë për më shumë se miliona vjet.

Kategoritë
BotaLajme