Një tjetër vaksinë kundër COVID-19 hyn në provën e ‘fazës së tretë’ në Kinë

Sipas zyrtarëve kinezë, vendi ka 13 kandidatë për vaksina që hyjnë në prova klinike, përfshirë pesë kanditatë që tashmë kanë hyrë në provat e ‘fazës së tretë’

Një tjetër vaksinë e zhvilluar lokale e Kinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka hyrë në provën klinike të ‘fazës së tretë’, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton Global Times, “Chongqing Zhifei Biological Product” njoftoi se ka nisur provën klinike të ‘fazës së tretë’ brenda vendit për vaksinat kundër COVID-19.

Kompania e listuar kineze për provën ka rekrutuar 29 mijë persona nga e gjithë bota.

E themeluar në vitin 1995, kompania hulumton, prodhon dhe shet vaksina dhe produkte biologjike, përfshirë produkte parandalimi, produkte gjaku, reagente diagnostikuese dhe agjentë terapeutikë.

Sipas zyrtarëve kinezë, vendi ka 13 kandidatë për vaksina që hyjnë në prova klinike, përfshirë pesë kanditatë që tashmë kanë hyrë në provat e ‘fazës së tretë’.

Mbi 100 vaksina për të parandaluar koronavirusin janë në faza të ndryshme të zhvillimit në të gjithë globin.

Prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer dhe kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech muajin e kaluar thanë se vaksina e tyre e koronavirusit është 95 për qind efektive, duke rritur një vlerësim të mëparshëm prej 90 për qind.

Dje, Britania e Madhe u bë vendi i parë që lejoi përdorimin e vaksinës së koronavirusit së zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech në publik pasi rregullatorja e vendit miratoi atë.

Kategoritë
LajmeShëndetësi