Kosova zhvillon stërvitje pas humbjes nga Sllovenia

Pas disfatës së pësuar nga Sllovenia, futbollistët e Kosovës kanë vazhduar stërvitjet. Ata janë duke u përgatitur për ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve ndaj Moldavisë.

Në stërvitjet e së hënës janë parë Herolind Shala, Lirim Kastrati, Ardhe Nuhiu, Visar Bekaj, Mirlind Daku, Ibrahim Dresevic, Samir Ujkani, Florent Hasani, Bersant Celina dhe Elbasan Rashani.

Ndeshja Kosovë-Moldavi do të zhvillohet të mërkurën në ora 20:45. Kombëtarja kosovare ndodhet në pozitën e tretë në tabelë, me dy pikë ndërsa Moldavia e fundit, me vetëm një pikë.

Gjasat që “Dardanët” të kalojnë në fazën tjetër tashmë janë të pamundura, ndërsa lojtarët pas ndeshjes me Slloveninë kanë thënë se synojnë që këtë garë ta përmbyllin me fitore.

Kategoritë
LajmeSportVendi