Incident në Brezovicë, shpëtohet një skiator

Javën e kaluar u raportua për së paku tetë persona të lënduar në qendrën e skijimit në Brezovicë. Mesa duket as kjo javë nuk mbaroi e as nuk filloi pa incidente.

Siç bënë të ditur Brezovica.info, sot gjatë ditës u shënua edhe një tjetër incident, ku njërin prej skiatorëve pësoi lëndime në këmbë.

I njëjti mori ndihmën e parë në vendngjarje, për të vazhduar për tretman të plotë mjekësor.

Ditën e djeshme, në temperatura të ngrohta, një numër i madh i qytetarëve vizituan Brezovicë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme