Filmi nga Kosova “Nëntor i Ftohtë” nga sot mund të shikohet në Netflix

Filmi kosovar “Nëntor i Ftohtë” tashmë mund të shikohet edhe nga audienca e madhe e Netflixit.

Për këtë ka njoftuar aktori Fatmir Spahiu, i cili është pjesë e këtij filmi.

“Miq, një lajm i mirë i akshamit, javës dhe muajit. Një lajm i mirë për mua dhe për të gjithë, regjisorin, bashkëpunetorët, bashkëproducentët. Nje projekt i prodhuar dise vite me pare, me shume mund e sakrifice. Projekt i cili pasqyroi sakte dramen njerzore te nje njeriu i cili ndodhej ne mes dy zgjidhjesh, dyjat te gabuara. Projekt ky qe mijera shikuesve neper bote ju beri te qarte vitet e fillimit te apart’heidit kosovar. Film ky qe na beri krenare ne shume festivale boterore, duke nisur nga San Sebastian Film Festival, Zurich Film Festival, e deri tek Selaniku, e keshu me radhe. Film qe na solli plot cmime e plot momente krenarie”, ka shkruar Spahiu.

“Nëntori i Ftohte” është me regji të Ismet Sijarinës, i cili është edhe bashkëproducent dhe u prodhua në vitin 2018.

Aktorë të filimit janë Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu, Emir Haxhihafizbegovic dhe Adriana Matoshi.

Filmi në Netflix ka titullin në anglisht “Cold November”.

Kategoritë
KulturëLajmeVendi