Presidentja i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ardhur në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit të vendit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani publikoi në Facebook disa fotografi së bashku me homologun e saj shqiptar.
“Me Presidentin Begaj në prag të Ditës së Çlirimit, përvjetorit të rëndësishëm të popullit tonë, të cilën do ta shënojmë bashkë! “, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
Në fotografitë e publikuara nga Osmani, të dy duken shumë të disponuar gjatë një ecjeje në Parkun e Gërmisë, ku takuan e përshëndetën disa qytetarë.