Zyrtare, trajneri i skuadrës së madhe shqiptare jep dorëheqje pas rezultateve negative

Skuadra nga Superliga e Shqipërisë në futboll, Kukësi, ka njoftuar se kryetrajneri Skënder Gega ka dhënë dorëheqje nga posti i tij menjëherë pas humbjes nga Partizani me rezultat të thellë 4-1.

Ky vendim i Gegas është pranuar nga ana e drejtuesve të klubit të cilin edhe e kanë falënderuar për kontributin e dhënë.

Ndërsa në njoftimin për dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit të Kukësit, Gega ka shkruar:

“Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit. Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësit dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit.

I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptoj për vendimin tim aspak të lehtë.

JU LUTEM NUK KA VEND PËR ALUDIME !

Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetësit e Kukësit.

Për mua ishte kënaqësi dhe eksperiencë shumë e mirë pavarësisht me vështirësitë e fillimit.

Jam i sigurt që Kukësi do të shkojë atje ku e meriton sepse është një grup shumë i mirë lojtarësh dhe ka mbështetje të madhe nga të gjithë tifozët e mrekullueshëm.

Ju falënderoj të gjithëve për respektin dhe mbështetjen tuaj.

Ju uroj të gjithëve shëndet dhe suksese.”

Kategoritë
Sport