Zyrtare: Liria bën disa përforcime para pjesës së dytë të sezonit

Liria ka njoftuar se ka bërë disa përforcime për pjesën e dytë të sezonit.

Klubi nga Prizreni që garon në Ligën e Parë (Grupi A) të Kosovës, po tenton që të rikthehet në elitën e futbollit vendor.

Për të realizuar një gjë të tillë, Liria ka bërë disa transferime, pasi aktualisht janë në vendin e gjashtë me 17 pikë, nëntë më pak se lideri Dukagjini.

Njoftimi i plotë:

Këto janë përforcimet e Lirisë

Pas ardhjes së kryetrajnerit Naci Sensoy, klubi ka sjellë edhe përforcime. Deri tani skuadrës i jan bashkuar: Martin Kovachev, qendërmbrojtës (Makedonija G.Petrov), Miljan Vlaisavljeviç, mesfushor krahu/sulmues, e Borislav Bladzhiyski, mesfushor. Nga Ballkani kthehen portieri Armend Rugji, mesfushori, Roni Gashi e sulmuesi i krahut, Liridon Fetahaj.

Kategoritë
LajmeSport