Ylli brazilian Neymar pritet të kthehet në janar

Në një deklaratë, PSG tha se pas një ndrydhjeje të kyçit të majtë, Neymar po merr trajtim dhe klubi parashikon që 28-vjeçari të kthehet për të luajtur në janar.

Superylli i Paris Saint-Germain-it (PSG), Neymar, pritet të kthehet në lojë në janar, pas Vitit të Ri, njoftoi klubi francez.

Në një deklaratë, gjiganti francez i futbollit tha se pas një ndrydhjeje të kyçit të majtë, Neymar po merr trajtim dhe klubi parashikon që 28-vjeçari të kthehet për të luajtur në janar.

Neymar u dëmtua në një ndeshje në shtëpi kundër Olympique Lyon-it fundjavën e kaluar dhe dukshëm përjetoi dhimbje gjersa u largua nga fusha me barelë.

Deri më tani këtë sezon, Neymar ka shënuar 9 gola dhe 5 asistime në 12 paraqitje.

Kategoritë
Sport