Vucic shpreson që të ketë marrëdhënie të mira me Biden, njësoj si me Trumpin

Presidenti serb Aleksandar Vucic, ka uruar demokratin Joe Biden pasi fitoj zgjedhjet duke u bërë presidenti i ri amerikan, transmeton Gazeta Metro.

Vucic, përmes një postimi në Tëitter i ka uruar fitoren Biden, derisa ka përmendur bashkëpunimin që ka pasur me Trump, duke shpresuar se kjo do vazhdojë edhe me presidentin e ri.

“Urime të sinqerta për Joe Biden, ju uroj qartësi në përballjen me sfidat eksiztuese për të mirën e SHBA-së dhe mbarë botës…Shpresoj që ta vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me ju, sikurse që kisha me Donald Trump, për çfarë i jam mirënjohës”, ka shkruar Vucic

Kategoritë
LajmeRajoni