Vetëm sot 113 persona në veri aplikuan për patentë-shoferë të Kosovës, afro 2 mijë në total

Zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani, tha se vetëm sot, 113 persona në katër komunat veriore të vendit aplikuan për të marrë patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.

“121 aplikime në krejt vendin, 1941 veç në veri”, tha Elshani.

Leposaviq – 598 aplikime në total, 44 sot.

Mitrovicë të Veriut – 621 aplikime në total, 33 sot.

Zubin Potok – 328 në total, 16 sot.

Zveçan – 394 në total, 20 sot.

Pocesi i konvertimit të patentë-shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës ka nisur më 10 maj.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi