Veron tregon rrugën se si Messi mund t’i bashkohet Interit

Lionel Messi është i lirë të negociojë për një kalim në klube jashtë LaLigas dhe Juan Sebastian Veron mendon se Javier Zanetti do të jetë thelbësor për shpresat e Interit për të nënshkruar me superyllin e Barcelonës.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Messi është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në “Camp Nou”, pasi nuk arriti të konkretizonte largimin e tij edhe pse bërni një kërkesë zyrtare te Barcelona.

33-vjeçari ka qenë prej kohësh i lidhur me një kalim te gjigandët e Serie A Interi, ku ish-shoku i tij i ekipit në Argjentinë Zanetti është nënkryetar.

Ish-mesfushori i “Nerazzurrëve” dhe Argjentinës Veron nuk pret që Messi të jetë në Inter sezonin e ardhshëm, por beson se kjo mund të ndodh në të ardhmen nëse Javier Zanetti e bind atë.

“Unë nuk mendoj se ai mund të shkojë në Itali. Nëse do, kjo është për shkak të Javier Zanettit, i cili e njeh atë dhe do të përpiqet të flasë me të, duke e bërë atë të ndihet i rëndësishëm përsëri dhe duke shpjeguar projektet e ardhshme të klubit,” tha Veron për “Stats Perform Neës”.

“Në fund të ditës është thjesht vendimi i Messit. Por nëse Interi dëshiron të bëjë një përpjekje, ata duhet të përdorin joshjen dhe t’i drejtohen zemrës së tij për ta afruar atë.”

“Unë nuk e di se sa vite më shumë Messi dëshiron të luajë në këtë nivel, por nëse doni ta nënshkruani me atë, Interi duhet ta bëjë Messin “anijen” e tyre dhe të bëjë të qartë se ata duan të jenë në nivele të larta”, shtoi Veron.

Pas një fitore me rezultat 2-0 ndaj Juventusit të dielën, Interi qëndron i dyti në Serie A tre pikë pas Milanit.

Kategoritë
Sport