Vdes nga COVID-19 mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije

Mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije, ndërroi jetë këtë mëngjes në Qendrën Spitalore Klinike të Malit të Zi.Sipas një njoftimi, ai ndërroi jetë në orën 8.20 të mëngjesit, dhe publiku do të informohet së shpejti për të gjitha detajet e tjera në lidhje me varrimin e mitropolitit, raporton Tanjug.

“Të premten, 30 Tetor 2020, në orën 8:20 të mëngjesit, në Qendrën Spitalore Klinike të Malit të Zi, pasi mori Sakramentin e Shenjtë të Kungimit, Kryepeshkopi më i Shenjtë i Cetinjes, Metropolitani i Malit të Zi Amfilohije, ndërroi jetë”, thuhet në faqen e internetit të Mitropolitit.

Ai u trajtua në Qendrën Spitalore Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, ku u pranua më 6 tetor për shkak të përkeqësimit të gjendjes së shkaktuar nga koronavirusi.

Megjithëse kishte qenë negativ për koronavirusin që 10 ditë, ai pati pneumoni dhe shëndeti i tij u përkeqësua papritmas disa ditë më parë, dhe i gjithë ekipi mjekësor u përfshi në trajtimin e tij.

Kategoritë
LajmeRajoni