Valon Ethemi i Kukësit transferohet në Istanbulspor të Turqisë

Istanbulspor njoftoi se ka transferuar futbollistin 23-vjeçar nga klubi i Kukësit.

Klubi i Ligës së Parë të Turqisë, TFF 1. Lig, Istanbulspor, ka transferuar futbollistin shqiptar Valon Ethemi.

Istanbulspor, në rrjetet sociale njoftoi se ka transferuar futbollistin 23-vjeçar nga klubi i Kukësit.

I lindur në Palaticë të Tetovës, sipas të dhënave të faqes gjermane të internetit “Transfermarkt”, Ethemi me shtetësi të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, më parë ka luajtur për ekipet e KF Adriatukut dhe FK Kukësit në nivel senior.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe për klubet Dinamo dhe Renova në nivel të U-19.

Valon Ethemi në 118 ndeshje për Kukësin në të gjitha kampionatet ka shënuar 15 gola dhe 13 asistime.

Kategoritë
Sport