Turqia regjistroi fitoren e parë në Grupin D pas tre humbjeve.
Ekipi kombëtar turk i basketbollit për meshkuj triumfoi sot kundër Hollandës me rezultat 73-71 në ndeshjen e grupeve kualifikuese të FIBA EuroBasket 2022 në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Basketbollisti turk Shane Larkin udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores, duke shënuar 23 pikë dhe 9 asistime. Sertaç Şanlı, qendra turke, shënoi 13 pikë.
Basketbollistët holandezë Charlon Kloof dhe Yannick Franke arritën pikë dyshifrore kundër Turqisë.
Kloof shënoi 17 pikë dhe pati 8 kërcime, ndërsa Franke grumbulloi 14 pikë për Holandën.
Ndeshja u zhvillua pas dyerve të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Turqia regjistroi fitoren e parë në Grupin D pas tre humbjeve.
Ndërkohë, Holanda shënoi humbjen e dytë në grup, ndërsa ka edhe 2 fitore.
Grupi D kryesohet nga Kroacia, e cila fitoi të tre ndeshjet e saj deri më tani.
Suedia ka 1 fitore dhe 2 humbje, ndërsa sonte përballet me Kroacinë.