Tuchel e priste shkarkimin nga PSG

Thomas Tuchel ka qenë duke e pritur shkarkimin e tij tek Paris Saint-Germain, për një kohë të gjatë, raporton “Le10Sport”.

Gjermani u tregua i suksesshëm vitin e kaluar, ku e dërgoi PSG në finale të Ligës së Kampionëve, por me fillimin e edicionit të ri 2020/21, rezultatet e tij në Francë nuk kanë qenë të kënaqshme për krerët e parisienëve.

Mauricio Pochettino është kontaktuar si zëvendësues i Tuchel, dhe pritet të marrë detyrën e trajnerit tek skuadra e PSG.

Kategoritë
Sport