Tradita shekullore e ‘mektebit‘, përbën bazën e edukimit fetar në Bosnjë e Hercegovinë

Sot mektebet organizohen dhe menaxhohen plotësisht nga Kryesia e Çështjeve Fetare të BeH-së dhe mund të marrin pjesë të gjithë fëmijët nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë.

Tradita shekullore e ‘mektebit‘, e cila vazhdon pa ndërprerë që nga periudha Osmane përbën bazën e edukimit fetar në Bosnjë e Hercegovinë.

Në mektebet që kanë filluar të praktikohen në periudhën Osmane dhe të cilat më pas nuk e kanë ndërprerë arsimin në luftërat Austri-Hungari, të Jugosllavisë dhe madje as në luftën e fundit në Bosnjë, ofrohen mësime për leximin e Kur’anit dhe njohuri themelore fetare për fëmijët e familjeve muslimane.

Sot mektebet organizohen dhe menaxhohen plotësisht nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Bosnjë e Hercegovinës dhe mund të marrin pjesë të gjithë fëmijët nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë (sipas arsimit 9 vjeçar të vendit).

Ato janë në funksion gjatë fundjavave në të gjitha xhamitë e vendit ku imamët u mësojnë fëmijëve sipas grupmoshave leximin e Kur’anit dhe njohuritë themelore fetare.

Fëmijët ndriçojnë jetët e tyre duke mësuar bazat dhe vlerat e fesë islame me arsimin që marrin në mektebe.

Interesi rritet çdo ditë e më shumë për mektebet

Sulejman Posavljak, i cili ushtron detyrën e imamit në një prej mektebeve në kryeqytetin e BeH-së, Sarajevë, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) duke vënë theksin se interesi për mektebet rritet çdo ditë e më shumë tha se “Ne në mektebin në lagjen tonë kemi 131 fëmijë. Me kërkesë të familjeve kemi hapur edhe një mekteb tjetër”.

Arsimimi në mektep ndërmerr një rol të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të fëmijëve nënvizoi Posavljak, i cili shtoi se fëmijët këtu mësojnë edhe të respektojnë familjet e tyre, të tregohen tolerant me fqinjët dhe të mos u mungojë buzëqeshja në fytyrat e tyre.

Imami Posavljak tha se në të njëjtën kohë se fëmijët mësojnë çfarë nënkupton namazi, agjërimi, zekati dhe sadakaja për një musliman. “Në këtë kuptim, dua t’u bëj thirrje edhe familjeve që janë në mëdyshje. Ju lutemi dërgojini fëmijët tuaj në mektebe. Në këtë mënyrë do të përgatisni fëmijë me përgjegjësi”, tha Posavljak.

Fëmijët mezi presin të vijnë në mekteb

Ndërsa 11-vjeçari, Harun Cuprija, një prej fëmijëve që vjen në mekteb duke shpjeguar se këtu ka mësuar shumë dua (lutje) dhe sure nga Kur’ani, tha se “Këtu është shumë bukur. Lexojmë Kur’an, mësojmë të falim namaz. Gjithashtu njohim edhe shokë të rinj”.

Gjithashtu edhe 12-vjeçarja, Dzejna Fazlagiç pasi bëri të ditur se leximin e Kur’anit e ka mësuar në mektep tha se “Këtu mësojmë shumë gjëra. Ishte dëshira ime më madhe të mësoja leximin e Kur’anit. Këtu e ndiej veten ndryshe”.

Ndërkohë 9-vjeçari, Mehmedalija Cuprija tha se në mekteb ka shumë shokë. “Mezi pres që të vij çdo javë në mekteb. E dua shumë këtë. Kam mësuar shumë lutje, sure dhe ilahi”, tha ai.

Kategoritë
LajmeRajoni