Tifozët vërshojnë rrugët e Napolit duke bërë homazhe për Maradonën

Tifozët italianë vendosën lule, shalle, posterë dhe ndezën qirinj në stadiumin San Paolo të Napolit.

Tifozët e klubit të futbollit Napoli përkujtuan legjendën e tyre, argjentinasin Diego Armando Maradona në Itali.

Korrespondenti i AA-së në Itali njoftoi se mijëra tifozë të enjten vendosën lule, shalle, posterë dhe ndezën qirinj në stadiumin e Napolit, San Paolo.

Disa tifozë qanin dhe luteshin për Maradonën. Tifozët gjithashtu vendosën një shenjë “Diego Armando Maradona” në portën e stadiumit.

Banorët e Napolit në ballkonet e shtëpive të tyre e duartrokitën legjendën dhe ndezën qirinj për ta nderuar atë.

Përveç kësaj, stacionet e autobusëve të qytetit vendosën shenja “Ciao Diego (Mirupafshim Diego)”.

Veçmas 11 lojtarët startues të Napolit dolën jashtë duke veshur fanellat me numrin 10 Maradona për të nderuar ish-super yllin para ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Evropës të UEFA-së kundër HNK Rijeka të Kroacisë ndërsa mbajtën një minutë heshtje.

Napoli mundi Rijekën 2:0 në shtëpi për të kryesuar Grupin F.

Maradona, i cili vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit ndonjëherë, ndërroi jetë nga një problem i zemrës të mërkurën në moshën 60-vjeçare.

Maradona u largua nga ekipi spanjoll Barcelona për t’u bashkuar me Napolin e Italisë në vitin 1984.

Futbollisti i kombëtares së Argjentinës ishte lojtari më i dashur i Napolit pasi fitoi dy tituj të Italisë në Serie A në vitin 1987 dhe 1990 si dhe Kupën e UEFA-s në vitin 1989 me këtë klub.

Maradona gjithashtu ndihmoi Napolin të fitonte Kupën e Italisë në vitin 1987. Ai shënoi 115 gola në 259 ndeshje për ekipin italian.

Legjenda argjentinase ishte një lojtar i rregullt për ekipin kombëtar të Argjentinas, me të cilën fitoi Kupën e Botës FIFA në vitin 1986 në Meksikë.

Ai gjithashtu shënoi 34 gola në 91 ndeshje ndërkombëtare për Argjentinën.

Kategoritë
Sport