Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në kuadër të Supërligës së Kosovës të filluara nga ora 13:00.
Skuadra e Arbërisë ka marr tre pikë shumë të vlefshme ne ballafaqim me Drenicën të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm i këtij takimi u realizua vetëm në minutën e 89’ të takimit dhe realizues ishte Bytyqi.
Në ndeshjen tjetër, Trepça 89’ e ka mposhtur me rezultat të thellë 3-0 skuadrën e Gjilanit. Realizues të golave për vendasit ishin Muja, Sie dhe Nimani.
Të dy skuadrat fituese nga takimet e sotme, Arbëria dhe Trepça 89’, kane grumbulluar deri më tani nga 20 pikë pas 16 ndeshjeve dhe pozicionohen në vendet gjashtë dhe shtatë.















