Sulmuesi shqiptar Sadiku do të mungojë 3 javë për Erzurumspor

Futbollisti shqiptar i klubit të Super Ligës Turke, Büyükşehir Belediye Erzurumspor, Armando Sadiku, për shkak të lëndimit do të mungojë 3 javë nga fusha.

Futbollisti shqiptar i klubit të Super Ligës Turke, Büyükşehir Belediye Erzurumspor, Armando Sadiku, për shkak të lëndimit do të mungojë 3 javë nga fusha.

Mjeku i klubit, Selçuk Gül, nëpërmjet rrjetit social të klubit informoi rreth lëndimeve të futbollistëve.

Ai tha se Sadiku i cili u lëndua në ndeshjen me Yukatel Denizlispor, ka pësuar një lëndim në këmbë dhe do të mungojë 3 javë.

Gül tha se edhe futbollistët Arturo Mina dhe Kayacan Erdoğan dhe portieri Fabian Farnolle gjithashtu do të mungojnë për shkak të lëndimeve.

BB Erzurumspor ndodhet në vendin e 20-të në tabelë me 12 pikë të grumbulluara.

Sadiku deri më tani ka luajtur në 8 ndeshje në Ligë dhe Kupë për klubin, duke shënuar vetëm një asist pa gola.

Kategoritë
Sport