Shqipëria në këmbë për Klodianin, të rinjtë lëshohen rrugëve, qirinj dhe thirrje për drejtësi

Të rinjë dibranë u ndjenë në faj që revoltës kombëtare pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie iu bashkuan vetëm në natën e tretë të protestave.

Disa qindra u marshuan në bulevardin kryesor të Peshkopisë dhe ndezën qirinj tek busti i Skënderbeut ku ishte vendosur fotografia e të riut me origjinë në Dibër. Qytetarë të të gjitha moshave u mblodhën në qendër të qytetit.

“Të reagojmë për të ardhemn nesër.”

Edhe pse nisi paqësore, protesta u shoqërua me tensione në Durrës. Të rinjtë u vunë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave, ndërsa marshuan para prokurorisë e Policisë ku hodhën fishekzjarrë.

Me thirrje “Rama Ik” dhe “Drejtësi për Klodianin” të rinjtë  në Lezhë qëndruan për disa minuta para ambjenteve të policisë, ku kanë hedhur dhe shashka në drejtim të bluve dhe godinës.

Në juglindje protestë u organizua në Pogradec. Pjesëmarrësit marshuan nga Bashkia në drejtim të komisariatit, por përplasjet u shmangën.

Në Elbasan gjithashtu një grup të rinjsh ndezën qirinj në kujtim të 25 vjeçarit të vrarë.

Paqësor deri në fund ishte marshimi homazh për 25 vjecarin Klodian Rasha në Fier. Qytetarët të çdo moshe marshuan në rrugët e qytetit me qirinj në duar dhe thirrje për drejtësi. Por prania e ish deputetit Luan Baçi u kundërshtua nga disa pjesëmarrës të cilët kërkuan që këto protesta të mos politizohen.

Kategoritë
LajmeRajoni