Shqipëri, shënohet rekord me mbi 500 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e rritur në 12.092 numrin e të shëruarve në vend dhe raste aktive aktualisht janë 11.555.

Në Shqipëri janë regjistruar 501 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), që është numri më i lartë i rasteve të reja deri më tani, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 24.206 dhe numri i të vdekurve në 559, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e rritur në 12.092 numrin e të shëruarve në vend dhe raste aktive aktualisht janë 11.555.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 374 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 139.114 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Kategoritë
LajmeRajoni