Shqipëri, 7 viktima dhe 241 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 qytetarë, duke e rritur në 11.189 numrin e të shëruarve në vend dhe raste aktive aktualisht janë 9.177

Në Shqipëri janë regjistruar 241 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 7 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 20.875 dhe numri i të vdekurve në 509, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 qytetarë, duke e rritur në 11.189 numrin e të shëruarve në vend dhe raste aktive aktualisht janë 9.177.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 319 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 125.220 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Kategoritë
LajmeRajoni