Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 20.004 dhe numri i të vdekurve në 493
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 311 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 6 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 20.004 dhe numri i të vdekurve në 493.
Në orët e fundit janë shëruar 85 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 10.893 dhe raste aktive aktualisht janë 8.618.
Sipas njoftimit të ministrisë, aktualisht në spitale po trajtohen 289 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 121.004 testime për personat e dyshuar me koronavirus.











