Shqipëri, 13 të vdekur dhe 782 raste të reja me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 40.501 dhe numri i të vdekurve në 852, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 të vdekur dhe 782 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 40.501 dhe numri i të vdekurve në 852, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 dhe raste aktive aktualisht janë 19.165.

Aktualisht në spitalet në Tiranë vazhdon trajtimi për 480 pacientë të prekur nga COVID-19, ndërkohë vazhdon edhe trajtimi në shtëpi për të prekurit e tjerë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 197.062 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përsëritur thirrjen për qytetarët që të shmangin çdo lloj grumbullimi dhe të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme.

Kategoritë
LajmeRajoni