Serbia fton të gjithë që të dëshmojnë kundër UÇK-së

Zyrtari i SPS-së, Zoran Angjelkoviq, ka ftuar serbët e Kosovës dhe të Serbisë që të dëshmojnë masivisht kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në  një intervistë për mediat ai është shprehur se të gjithë ato që kanë dëshirë të jenë dëshmitare në lidhje me aktakuzat për ish udhëheqësit e UÇK le të shkruajnë një të tillë dhe ta dorëzojnë pranë Qendrës për Paqe dhe Tolerancë

“I ftoj krejt familjet, minatorët nga Bellaçevci, miqtë dhe familjarët e tyre që të shkruajnë nga një deklaratë. Nëse nuk dëshirojnë t’ia japin organeve të rendit le t’ia japin Qendrës për Paqe dhe Tolerancë (OJQ serbe në Kosovë) dhe ne do të gjejmë mënyrë t’ia dërgojmë Prokurorisë Speciale. Le t’i dorëzojnë deklaratat ose organeve tona ose Qendrës për Paqe dhe Tolerancë dhe ne merremi me ato”, ka thënë ai.abcnews.al

 

Kategoritë
LajmeRajoni