Rusia rrit dënimet për shmangien e mobilizimit

Në projektligj janë bërë ndryshime të shumta në Kodin penal ushtarak të Rusisë

Dhoma e Ulët e parlamentit rus, Duma, ka miratuar një projektligj për rritjen e dënimeve me burg për ata që ikin nga mobilizimi ushtarak në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në projektligj janë bërë ndryshime të shumta në Kodin penal ushtarak të Rusisë.

Është rritur dënimi me burg për shmangie nga shërbimi ushtarak gjatë mobilizimit nga 5 në 10 vjet.

Sipas projektligjit të miratuar, ushtarët që dorëzohen vullnetarisht në ushtrinë e armikut mund të dënohen me 10 vjet burg ndërsa ata që kanë plaçkitur gjatë luftës mund të dënohen me 15 vjet burg

Kategoritë
BotaLajme