Rupert Murdoch (92) u fejua me Ann-Lesley Smith, 26 vjet më të re: “Kjo është hera ime e fundit, e di”

Manjati i medias 92-vjeçar, Rupert Murdoch, u fejua me Ann-Lesley Smith, e veja e yllit të kantri, Chester Smith.

Murdoch zbuloi për New York Post se ai ka zgjedhur një unazë diamanti për partneren e tij dhe ata po planifikojnë të martohen këtë vit. “Isha shumë nervoz. Kisha frikë se mos dashurohesha, por e dija që kjo do të ishte dashuria ime e fundit. Dhe kështu është më mirë. Jam i lumtur”, tha miliarderi.

Daily Mail raporton se çifti u takua shtatorin e kaluar dhe Smith e përshkroi lidhjen e tyre si “një dhuratë nga perëndia”.

“Kam 14 vjet që jam e ve. Ashtu si Rupert, burri im ishte biznesmen. Pra, unë dhe Rupert kuptohemi, kemi të njëjtat mendime dhe bindje. Thjesht prisja kohën e duhur për t’u fejuar përsëri.” tha ajo, duke shtuar se miqtë e saj janë shumë të lumtur për të.

Nga rruga, miliarderi u divorcua nga Jerry Hall në gusht të vitit të kaluar. Manjati i lindur në Australi, i cili zotëron një numër mediash, duke përfshirë The Times, New York Post, Fox News dhe Wall Street Journal, vlerësohet se ka një pasuri prej 17.7 miliardë dollarësh.

Katër divorce

Martesa e Murdoch me Jerry ishte martesa e tij e katërt (dhe divorci i katërt).

Ai u martua me gruan e tij të parë, ish stjuardesë Patricia, në vitin 1956. Çifti u nda në vitin 1967, nëntë vjet pas lindjes së fëmijës së tyre të vetëm, vajzës Prudence. Në të njëjtin vit, ai u martua me gruan e tij të dytë Anna, një gazetare nga Glasgow, me të cilën ishte i martuar për 32 vjet dhe kishte tre fëmijë. Ata u divorcuan në vitin 1999.

Anna u shpërblye me 1.7 miliardë dollarë pas divorcit, përfshirë 10 milionë dollarë në para. Vetëm 17 ditë pas divorcit, Murdoch u martua me sipërmarrësen Wendi Deng, me të cilën ishte deri në vitin 2014 dhe pati dy fëmijë. Murdoch ishte 68 vjeç në kohën e martesës së tyre, ndërsa Wendi ishte vetëm 30.

Kategoritë
BotaLajme