Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,82% në raport me çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,00 denarë/litër.

Nga mesnata çmimi EUROSUPER BS-95 do të shitet për 60.00 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 62.00.

EURODIZEL do të shitet për 53.50 denaër, ndërsa Vaji Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) do të shitet për 53.50 denarë.

Kategoritë
LajmeRajoni