Ratifikohet marrëveshja Shqipëri-EBA për bashkëpunimin ekonomik

Sipas marrëveshjes publikuar nga Kuvendi Shqipërisë, ajo synon krijimin e bazës ligjore ndërmjet palëve, me qëllim bashkëpunimin ekonomik

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, transmeton Anadolu Agency(AA).

Marrëveshja në fjalë u miratua gjatë seancës së sotme parlamentare, me 91 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim, nga 122 deputetë që ka aktualisht në këtë legjislaturë (numri kushtetues 140).

Marrëveshja është nënshkruar më 26 nëntor 2020 nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah Bin Zayed Al Nahyan në Abu Dhabi.

Sipas marrëveshjes publikuar nga Kuvendi Shqipërisë, ajo synon krijimin e bazës ligjore ndërmjet palëve, me qëllim bashkëpunimin ekonomik.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, palët do të nxisin edhe subjektet e sektorit privat për të gjetur mundësitë e zbatimit të projekteve të ndryshme në fushat e bashkëpunimit në sektorët e ekonomisë.

Marrëveshja në fjalë përfshin bashkëpunimin në fushën industriale, në tregti, në investime, turizëm, sektorin e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore.

Sipas kuvendit, marrëveshja do të nxisë bashkëpunim midis dy vendeve në sektorë me interes për Shqipërinë.

Kategoritë
LajmeRajoni