Rama: Vijon puna për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi konferencën javore, ku në qendër ishin sektori i energjisë, transformimi rrënjësor që vazhdon dhe si dhe projektet e mëdha që janë në zhvillim.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi konferencën e përjavshme me temë “Ekonomia në Fokus”, raporton Anadolu Agency AA).

Në qendër të konferencës së sotme ishte sektori i energjisë, transformimi rrënjësor që vazhdon dhe si dhe projektet e mëdha që janë në zhvillim.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se falë punës kolosale që është bërë në këtë sektor, sistemit energjetik shqiptarë i është hapur rruga e një transformimi rrënjësor.

“Aktualisht është duke u punuar në kantierin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedonie Veriut, ndërkohë që sapo është vendosur në punë linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, një projekt historik që u bllokua për disa vite nga vetoja e Serbisë, të cilën e hoqi Shengeni Rajonal. Ky zhvillim kaq i rëndësishmë mes dy shteteve tona dhe projekti i linjës së interkonjeksionit të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut janë pjesë e një tërësi e ndryshimesh të mëdha që po ndodhin, përfshirë këtu edhe krijimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të vitit 2018”, deklaroi Rama.

Projekti i Skavicës: Do ta kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë

Më tej gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipëria është në një proces të zgjerimit të tregut dhe bashkimit të tij me Italinë dhe me Malin e Zi.

“Jemi në kushtet kur sa i përket rrjetit të energjisë mund të flasim për një rritje sa i përket humbjeve në rrjet si dhe në aspektin e mbledhjes së detyrimeve që tashmë janë kthyer në një normë që nuk e diskuton më askush”, tha Rama.

Duke folur për zhvillimin e madh strategjik të Skavicës, Rama tha: “Ky projekt do të krijojë mundësinë për të mos çuar më dëm asnjë pikë uji të destinuar për prodhim energjie dhe do ta kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë ashtu sikurse do të na japë mundësinë të kursejmë në mënyrë të konsiderueshme”.

“Kemi përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji”

Ndërsa ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku në fjalën e saj tha se shqipëria do të liberalizojmë tregun e energjisë edhe për konsumatorët duke i hapur rrugë kështu blerjes së energjisë me çmim më të ulët.

“Falë investime që kemi ndërmarrë në këto vite, duke i rritur ato në shifrën 13,8 miliardë lekë kemi përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji në vendin tonë, kemi rritur dukshëm nivelin e arkëtimeve, nga 24,4 përqind në 35,52 përqind në vitin 2019 dhe për 11 mujorin e këtij viti, të ardhurat arrijnë në 56,87 përqind”, tha Balluku.

Duke u ndalur në çmimin e energjisë Balluku bëri të ditur se nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë që nga viti 2014.

Kategoritë
LajmeRajoni