Rama flet me lëvdata për Turqinë: Adresa e duhur për shqiptarët në shëndetësi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me luftën kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) tha: “Turqia ishte një prej vendeve më të përgatitura në momentin e shfaqjes së këtij armiku të padukshëm”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me luftën kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) tha: “Turqia ishte një prej vendeve më të përgatitura në momentin e shfaqjes së këtij armiku të padukshëm”.

Rama zhvilloi një komunikim të drejtpërdrejtë në internet me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë.

Në fjalën e rastit ai tha se që prej disa ditësh, një përfaqësi e Komitetit Shkencor për pandeminë e Republikës së Turqisë ka shkuar në Tiranë për të shkëmbyer eksperiencën e vyer me Komitetin Shkencor të Ekspertëve të Shqipërisë.

“Ne jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj periudhe të mësojmë sa më shumë nga të tjerët dhe një nga vendet ku kemi ndjekur me vëmendje dhe kemi pasur dhe mundësinë që të kemi komunikim dhe shkëmbim të vazhdueshëm eksperiencash është edhe Turqia. Komiteti Shkencor i Turqisë ka një meritë të veçantë për faktin se Turqia, falë ekspertizës dhe parapërgatitjes që ekspertët e vendit mik bënë, ishte një prej vendeve më të përgatitura në momentin e shfaqjes së këtij armiku të padukshëm”, tha Kryeministri i Shqipërisë.

Duke bërë të ditur se e udhëhequr nga mendimi shkencor i ekspertëve të saj dhe i Komitetit të saj Shkencor, Turqia ndërmori një sërë masash të distancimit social, edhe përpara sesa OBSH-ja ta klasifikonte COVID-19 si një pandemi botërore, Rama tha: “Duke ndërtuara këtë barrierë njerëzore, depërtimi i sëmundjes në Turqi mori shumë më tepër kohë sesa në vende të tjera dhe i dha kohë qeverisë, institucioneve dhe gjithë sistemit të përgatitej më mirë. Po ashtu, që në vitin 2019, Turqia e kishte një plan kombëtar për përballimin e pandemive.”.

Gjithashtu Kryeministri Rama në lidhje me sektorin shëndetësor të Turqisë tha: ”Duhet ta dinë miqtë tanë turq, që ka shumë rëndësi fjala e tyre, sepse në sytë e shumë shqiptarëve, Turqia është rruga e të vërtetës, kur vjen puna për shëndetësinë dhe për spitalet”.

Ekspertët turq të kujdesit shëndetësor janë takuar me kolegët e tyre dhe menaxherët e institucioneve shëndetësore në kryeqytetin Tiranë prej disa ditësh për të diskutuar masat e epidemisë dhe situatën e fundit.

Kategoritë
LajmeRajoni