Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Istanbul Basaksehirit në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve.
Klubi francez ka triumfuar ndeshjen e rinisur ndaj klubit turk dhe ka siguruar kalimin e Grupit H nga vendi i parë.
Pjesa e mbetur e pjesës së parë u karakterizua me dominim të PSG-së që arriti t’i shënojë plot tri gola.
Fillimisht ishte Neymar (21’) që shënoi gol të bukur për 1-0, ndërsa braziliani i njëjti lojtar shënoi në minutnë e 38-të për 2-0.
? Score final, 5⃣ buts à 1⃣ et une première place dans ce groupe H ! #PSGIBFK
?? #ICICESTPARIS pic.twitter.com/tMP9ON8Rqh
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) December 9, 2020
Kylian Mbappe (42’) u përkujdes ta qojë ekipin e tij në pushim me rezultat 3-0 pas ishte i saktë nga penalltia.
Në pjesën e dytë, përsëri ishin vendasit që luajtën më mirë dhe krijuan më shumë, duke shënuar dy gola tjerë, kundrejt një të mysafirëve.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 50-të dhe ishte Neymar që shënoi për 4-0 duke kompletuar het-trikun.
Basaksehir u kthye në lojë duke shënuar me Mehmet Topal (57’) për 4-1, por Mbappe (62’) shënoi një gol tjetër për 5-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Manchester Unitedi shkon në Ligën e Evropës nga vendi i tretë, ndërsa Basaksehir eliminohen me vend të fundit të grupit. /Telegrafi/
Neymar that is filthy what a goal pic.twitter.com/d26ELvfgIN
— AJ (@KunAgueroEra) December 9, 2020















