Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës Vedat Muriqi nuk po kalon një formë të mirë te Lazio edhe pse u transferua me bujë gjatë verës për shumën e 17 milionë eurove.
Infektimi me Covid-19 dhe pas disa dëmtimeve dhe paraqitjeve jo pozitive me ekipit italian, përflitet që Muriqi të rikthehet sërish në Stamboll, por këtë herë jo më me fanellën e Fenerbahçes.
Sipas mediave turke, gjiganti kosovar kërkohet nga rivalët historik të Fenerbahçe, Galatasaray.
Ende nuk ka asgjë konkrete dhe për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Muriqit duhet të presim merkaton e janarit.
Gjithësesi një transferim i Muriqit te Galatasaray nuk do të pritej mirë nga tifozët e Fenerbahçes.














