Prishtina vazhdon serinë e fitoreve, mposht Besën

Prishtina ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligë, duke e mposhtur Besën në Pejë me rezultat 2:0.

Endrit Krasniqi dhe Leotrim Kryeziu ishin golashënuesit në fitoren e shtatë në sezon për Prishtinën.

Klubi nga kryeqyteti është i treti në tabelë me 24 pikë të tubuara pas 14 ndeshjeve. Vazhdon të prijë Ballkani me 32 pikë pas 13 ndeshjesh. Drita ka 27 në 12 ndeshje.

Kategoritë
LajmeSportVendi