Premier Liga rikthehet sot me dy ndeshje interesante

Premier Liga angleze do të vazhdojë sot me dy ndeshje në kuadër të programit të javës 16.

Ndeshja Tottenham dhe Fulham do të luhet nga ora 21:15, pasi ajo ishte pezulluar më herët për shkak të përhapjes së rasteve pozitive me COVID-19

Po ashtu në programin e sotëm është edhe ndeshja mes Manchester Cityt dhe Brighton, e cila luhet nga ora 19:00.

Pas 15 xhirosh, skuadra e Pep Guardiolas është në pozitën e gjashtë në tabelë, me tetë fitore, pesë barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar 29 pikë.

Në anën tjetër, Brighton pas 17 xhirosh ka regjistruar vetë dy fitore, tetë barazime dhe shtatë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e 17 në tabelë me gjithsej 14 pikë.

Kategoritë
Sport