Premier Liga angleze, programi i ndeshjeve për ditën e mërkure

Vazhdon sot java e 13 në Premier ligën angleze me disa ndeshje interesante, ku ndër ndeshjet më të mira për sot do të jenë ato mes Arsenal me Southampton, Leicester me Everton dhe Liverpool me Tottenham.

Arsenal pret në shtëpi skuadrën e Southampton, e cila është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë sezon, kurse në anën tjetër, Arsenal janë duke e pasur sezonin më të dobët që nga viti 1981/82, dhe do hynë në këtë ndeshje me qëllimin e vetëm për të arkëtuar tre pikë të plota, përcjell KosovaPress.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Leicester City dhe Evertonit. Pas 12 xhirosh, Leicester e gjejnë vetën në pozitën e tretë, me tetë fitore dhe katër humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 24 pikë, kurse skuadra e teknikut Ancelotti pozicionohen të tetit në tabelë, me gjashtë fitore, dy barazime dhe katër humbje, kështu duke mbledhur gjithsej 20 pikë të plota.

Ndeshja e fundit, dhe ajo më interesante në këtë program, do t’i takojë kampionit Liverpoolit dhe Tottenham. Të dy skuadrat gjenden në kuotën e 25 pikëve, ku kanë regjistruar nga shtatë fitore, katër barazime dhe nga një humbje, kështu duke u pozicionuar në krye të tabelës, respektivisht Tottenham në të parën e Liverpool në të dytën.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

19:00 Arsenal (15) – Southampton (4) (Stadiumi Emirates)

19:00 Leeds United (14) – Newcastle United (13) (Stadiumi Elland Road)

19:00 Leicester City (3) – Everton (8) (Stadiumi King Power)

21:00 Fulham (18) – Brighton (16) (Stadiumi Craven Cottage)

21:00 Liverpool (2) – Tottenham Hotspur (1) (Stadiumi Anfield Road)

21:00 West Ham United (7) – Crystal Palace (12) (Stadiumi London)

Kategoritë
Sport