Kolosi i letrave shqiptare, Ismail Kadare është ndarë sot (e hënë) nga jeta në moshën 88 vjeçare.
Kadare 17 vite më parë më 2007 kishte dhënë një intervistë për Radion Evropa e Lirë, me gazetaren Suela Musta, pikërisht një vit para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Ai ishte shprehur kundër ndarjes së Kosovës, duke e konsideruar atë një pazar të pa pastër që do të hapte konflikte të reja dhe të pambarueshme në Ballkan, me pasoja të rënda për popujt e rajonit dhe për Evropën.
“Kjo ndarje është një pazar jo i pastër dhe po them me përgjegjësi të plotë, kjo ndarje do të hapi radhën e një konflikti të ri të pambarueshëm në Ballkan. Do të hapi vatra sherresh, grindjesh të cilat do të kushtojnë jashtëzakonisht shtrenjtë popujve këtu dhe Evropës bashkë. Prandaj kjo nuk e zgjidhë, kjo nuk e mbyll, kjo hap një konflikt të ri të tmerrshëm”, kishte deklaruar Kadare më 2007.