Policia del me një apel për të parandaluar zjarret në natyrë

Duke iu referuar temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrëvenjeve.

Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.

“U apelojmё tё gjithё qytetarёve tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, nё veçanit Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktojë zjarre gjatё pёrdorimit si (shkrepse, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj.)”, thuhet në apelin e policisë.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi