Poirier bëhet luftëtari i parë në histori që fiton me nokaut ndaj McGregor

Conor McGregor pësoi humbjen e parë me nokaut në karrierë në orët e para të këtij mëngjesi në ndeshjen kryesore në UFC 257.

Në kërkim të fitores së dytë ndaj Dustin Poirier (27-6), McGregor (22-5) u mund me “KO” në raundin e dytë nga luftëtari amerikan përpara një numri të kufizuar spektatorësh në “Etihad Arena” në Abu Dhabi .

Ishte hakmarrje e ëmbël për Poirier, i cili u mund me “KO” në raundin e parë nga McGregor në duelin e zhvilluar në Las Vegas mbi gjashtë vjet më parë.

Ndeshja nisi që në fillim vrullshëm, ku McGregor, e filloi me disa grushte të shpejta, ndërkohë që Poirier, luftonte në kundërsulm dhe shfrytëzonte hapësirat që i liheshin nga kundërshtari, për ta goditur atë në pikat e dobëta. Kështu u mbyll raundi i parë, ndërsa i dyti ishte tjetër histori.

Ishte përsëri McGregor që e nisi fuqishëm, me grushte dhe shkelma, por amerikani nuk u ndal dhe afër fundit të raundit të dytë, sulmon me grushte të shpejta irlandezin, duke ia bërë të pamundur të reagonte.

McGregor e kishte të pamundur të qëndronte në këmbë pas gjithë atyre grushteve, dhe ashtu i gjakosur siç ishte, bie  nokaut në raundin  e dytë, duke i dhuruar fitoren Poirier.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>

Kategoritë
Sport