Pema e Vitit të Ri rikthehet në Tiranë me 25 yje që simbolizojnë mjekët e vdekur nga Covid-19

Pema e Vitit të Ri është rivendosur nga Bashkia e Tiranës më e bukur se para djegies së saj nga një grup protestuesish pak ditë më parë.

Ndryshe nga hera e kaluar, pema e Vitit të Ri është dekoruar me 25 yje, si simbol që personifikojnë 25 mjekët që kanë humbur betejën nga COVID-19.

Është vetë kryebashkiaku Erion Veliaj ai që ka ndarë për ndjekësit foto nga pema që ka ndezur dritat sërish dhe ku vezullojnë 25 yjet.

“Sa e bukur është Tirana e festave! Pema e Vitit të Ri vezullon edhe më fort me 25 yjet, që simbolizojnë jetët e mjekëve që na mori pabesisht Covid-19”, shkruan Veliaj.

Kategoritë
LajmeRajoni